Sport

LeBron James dhe Paul George, dy objektivat e Lakers për sezonin e ri

Me sezonin 2018-2019 në NBA që po shkon drejt mbylljes, teksa kanë nisur ndeshjet çerekfinale të play off-it edhe zërat e transferimit të yjeve të basketbollit amerikan nga njëri ekip në tjetrin janë shtuar. E në qendër të vëmendjes mbetet skuadra e Los Anxhelos Lakers, një nga ekipet historike në NBA, që pritet të shpërthejë në merkaton e verës, pas disa sezonesh zhgënjyese, ku nuk arrin të kualifikohet në fazën e play off.

Mediat amerikane bëjnë me dije se objektivat e skuadrës së Lakers nuk kanë ndryshuar dhe se dy lojtarët që ata synojnë të sjellin në merkaton e verës janë LeBron James (luan me Cleveland) dhe Paul George (luan me Oklahoma). Dy yje të NBA-së, që do ta ndryshonin shumë fytyrën e skuadrës kaliforniane, duke e bërë atë pretendente për titull.

Plani nuk ka ndryshuar, duam LeBron dhe George. Natyrisht që nuk është e lehtë të afrosh dy yje të tillë, por do të përpiqemi. Ne duam të ndërtojmë një ekip pretendent për titull dhe këta dy lojtarë do ta transfrojnë menjëherë skuadrën në një grup pretendent për titull”, tha Magic Johnson, drejtori ekzekutiv i ekipit të Lakers.

Related posts

Chelsea kundër Southamptonit për një vend në finale të FA Cup

Sadik.Autor

Golden State Warriors triumfon kundër Houston Rockets (VIDEO)

Sadik.Autor

DEBUTIM ME GOL NË “PALLATIN E ENDRRAVE”! CR7 i mjaftojnë 45 minuta

F.autor

Leave a Comment