Futboll Sport

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Shqiptarët që po luajnë në Amerikë nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi nuk kanë arritur të fitojnë, pavarësisht se kishin minuta në dispozicion.

Ata ishin kthyer në protagonistë në ndeshjet e një jave më parë. Shkëlzen Gashi u rikthye nga dëmtimi me gol në fitoren e ekipit të tij Colorado Rapids kundër Torontos me rezultatin 2-0. Gashi nuk u preferua nga trajneri i tij në ndeshjen e kësaj jave kundër Real Salt Lake. Skuadra e shqiptarit u mposht me rezultatin 3-0 dhe gjithçka shkoi keq për Coloradon që në minutat e para, pasi portieri Hoëard u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 20-të.

Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 68-të, por nuk arriti që të linte gjurmë. 22 minuta për të, por nuk ishin të mjaftueshme për lojtarin me origjinë shqiptare për të shënuar. Situatë jo e mirë as për Jahmir Hykën.

Shtatshkurtri luajti si titullar në ndeshjen e kësaj jave, pas golit të shënuar. 30-vjeçari u preferua nga trajneri i tij nga minuta e parë në humbjen e SJ Earthquakes me rezultatin 3-2 në fushën e Orlando City. Shqiptari luajti deri në minutën e 67-të, por nuk dhuroi asgjë, pasi ekipi i tij po humbiste me rezultatin 3-0, pas daljes së tij nga fusha, skuadra e Hykës arriti të shënonte dy gola duke ngushtuar rezultatin. E rëndësishme është që Hyka u kthye si titullar pas një mungese të gjatë në formacion.

Gashi dhe Hyka kanë vite që po luajnë në Amerikë. Sulmuesi shqiptar u largua nga Baseli drejt kontinentit amerikan për të gjetur “ëndrrën” e tij shumë larg Evropës. Ai ka bërë mirë deri tani me ekipin e tij, pasi ka qenë vendimtar, pavarësisht dëmtimit të fundit që e ka kushtëzuar jo pak. Shqiptari po luan sezonin e tij të 3-të në Amerikë. Nga krahu tjetër, shqiptari Hyka po luan sezonin e tij të dytë me ekipin e SJ Earthquakes-it. Ai ishte titullar absolut sezonin e kaluar, ndërsa sivjet ka humbur vendin e titullarit.

Related posts

Deklarata e Zlatko Daliç: Duam t’i shkojmë deri në fund

Isa.Autor

Kategoria e Parë, grupi A; ja rezultatet e para të “play-off”-it

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tottenham i hap rrugë Realit. Do Harry Kane, ja çmimi

Delo.autor

Leave a Comment