Futboll Premier League Sport

BEFASON ME DEKLARATËN/ Legjenda e Chelseat: Nuk kam punuar me Sarrin, por kam parë…

Frank Lampard, trajneri i Derby County dhe ish-mesfushor i Chelsea-t, ka folur për “Goal.com” në lidhje me trajneri e “Bluve” Maurizio Sarri, i cili ka marrë shumë kritika në këtë sezon.

“Kam respekt për trajnerët që besojnë te një filozofi ose një sistem. Nuk kam punuar kurrë me Sarri-n, por kam parë Napoli-n e tij të luajë një futboll fantastik”, ka thënë Lampard.

“Mendoj se ka qenë i pafat dhe nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë për ‘Sarriball’, nuk ka qenë një përkufizim i tij. Është një trajner shumë i mirë”, ka përfunduar anglezi.

Pavarësisht fjalëve të mira të Lampard, e ardhmja e trajnerit italian në drejtim të klubit londinez mbetet në dyshim. Chelsea ndodhet në vendin e gjashtë në Premier League, tri pikë larg zonës Champions League.

Related posts

OPEROHET ARBËR ZENELI/ Ja sa do të mungojë ylli i “Dardanëve” (FOTO)

Delo.autor

STARTON LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Merr pjesë dhe Shqipëria, ja disiplinat ku garojnë

Delo.autor

2018-ta viti i duhur për kalimin e Lewandowskit te Reali i Madridit

Q.Autor

Leave a Comment