Albanian Stars Futboll Sport

Lëvizja e fundit e mbrojtësit të kombëtares, çfarë po ”gatuhet”?

Kjo lëvizje të kujton lajmet e disa kohëve më parë për një interesim të Napolit për mbrojtësin. Dihet që Giuffredi ka një raport shumë të mirë me De Laurentiis dhe është napolitan dhe tifoz i të kaltërve. Gjithsesi 25-vjeçari do të donte një ekip ku të mund të luajë, pasi me skuadrën e Sarri-t do të ishte shumë e vështirë të ndodhte diçka e tillë.

Por për të interesohet një tjetër klub i Seria A. “Tuttomercatoëeb” raporton se për Veselin ka një interesim edhe të Sassuolo-s, klub që në të shkuarën është interesuar edhe për mesfushorin Emanuele Ndoj, që aktualisht është pjesë e Brescia-s, ndërkohë që po në këtë klub luan me të rinjtë mesfushori Alesandro Ahmetaj, që luan me moshat e “axurr”-ëve.

Mbrojtësi 25-vjeçar i kombëtares, i cili ka qenë edhe pjesë e moshave të Zvicrës, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, në të shkuarën ka qenë pjesë e Lugano-s në Zvicër, duke luajtur brenda një sezoni 33 ndeshje si titullar, çka e bindi edhe Gianni De Biasi-n ta ftonte atë në “Francë 2016”. Edhe me Shqipërinë ai ka luajtur disa takime si titullar, edhe pse ka pasur njëfarë paragjykimi për të. Veseli si adoleshent ia pat dalë të ishte edhe pjesë e Manchester City dhe Manchester United, por nuk mundi të bënte hapin e madh për të luajtur në Premier League.

Related posts

FLET PËR RRUGËN E JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Del Piero beson: Plani po funksionon deri tani, mendoj se do të…

Delo.autor

Roma merr një super lajm disa orë para ndeshjes me Barcelonën

Sadik.Autor

Rrëfimi tronditës i Douglas Costa-s: Humbëm qëllimisht, sepse do të kishim vdekur

Q.Autor

Leave a Comment