Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Solari: Kemi luajtur mirë në çdo aspekt, mendoj se…

Real Madrid ka marrë tri pikët e para kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” dhe trajneri Santiago Solari nuk e ka fshehur gëzimin e tij.

“Ishte një fitore ekipi, vetëm në këtë mënyrë mund të fitosh në stadiumin e tyre”, ka thënë trajneri i madrilenëve. “Kemi luajtur mirë në çdo aspekt dhe mendoj se ka qenë ndeshja më e mirë që kemi bërë që nga dhjetori”.

I pyetur në lidhje me luftën për titullin, Solari ka thënë: “Real-i lufton për gjithçka deri në fund. Tani jemi në  vendin e dytë, por duhet të vazhdojmë kështu, sepse e di se Atletico nuk do të dorëzohet. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë punën”, ka thënë Solari.

Real Madrid është në vendin e dytë të La Liga-s tani, vetëm pesë pikë larg Barcelona-s kryesuese, por që ka një ndeshje për të luajtur.

Related posts

Suad Lici flet si administrator: Synimi im është të krijoj Vllazninë e madhe (VIDEO)

Isa.Autor

ËNDËRRON “TOPIN E ARTË”/ Griezmann: Ne jemi Atletico, nuk luajmë bukur, por…

Isa.Autor

BROJA NË KËRKIM TË VAZHDIMËSISË/ Trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

F.autor

Leave a Comment