Futboll

LISTA/ Këta janë golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

Derisa beteja për titullin më të madh në Europë është duke vazhduar lojtarë individual janë duke luftuar për një gjë tjetër, atë të golashënuesit më të mirë

Mos harroni jeni vetëm në ndeshjet e para të çerekfinales dhe lufta për golashënuesin më të mirë sa vije bëhet edhe më interesante.

Sivjet duket se do të kemi një kombinim interesante në gjysmëfinale, me Real Madridin, Barcelonën, Liverpoolin dhe Bayernin që janë favorit të pakontestueshëm që të kalojnë tutje.

Deri me tani Cristano Ronaldo është top golashënues në këtë garë, me 12 gola derisa ai është kyç nëse Real e fiton për herë të dytë radhazi Ligën e Kampionëve sivjet.

Disa golashënues nuk do ta kenë rastin që ta sfidojnë Ronaldon pasi që tani janë përshëndet më Ligën e Kampionëve si ylli i PSG’se Edinson Cavani, por Robert Lewandowski e ka këtë mundësi, e po ashtu edhe Messi e Salah. /GazetaExpress/

 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Beteja të forta për një vend në grupe, ja sfidat më interesante të mbrëmjes

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Sabaly me probleme, Napoli tani synon mbrojtësin e PSV-së

Isa.Autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Ndizet përsëri gara për kampionat, Ballkani dhe Drita nuk falin në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment