Champions League Futboll Sport

Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Liverpooli do të pres Romën sonte në “Anfield” në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Liverpool vjen pas një triumfi madhështor me rezultat të përgjithshëm 5-1 kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas në çerekfinale dhe do të ballafaqohet me një Romë të trimëruar, e cila bëri njërin prej rikthimeve më sensacionale në histori të garës duke e eliminuar Barcelonën pas fitores 3-0 në shtëpi, përkundër se ndeshjen e parë e kishte humbur 4-1 në transfertë.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në “Afield” në Liverpool.

Jurgen Klopp do të jetë pa Adam Lallana, Joel Matip dhe Emre Can, ndërkohë që pritet ta ketë në dispozicion Dejan Lovernin.Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk përballet me mungesa të mëdha.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Roma: Alisson; Fazio, Manolas, Juan Jesus; Florenzi, Strootman, De Rossi, Nainggolan, Kolarov; Schick, Dzeko.

Related posts

“SPECIALIST NË PRITJEN E PENALLTIVE”/ Media greke i thur elozhe Strakoshës: Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë arriti të…

Delo.autor

Chelsea kërkon Bernat, por Bayerni e konsideron të pashitshëm

Sadik.Autor

“VLLAZNIA ËSHTË RIVAL…”/ Orges Shehi: Nuk fshihemi, Tirana klub me objektiva madhorë

F.autor

Leave a Comment