Futboll Seria A Sport

KONFIRMON KLUBI I FIORENTINËS/ Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” këput ligamentet, ja sa rrezikon

Marko Pjaca ka këputur ligamentet e gjurit të  majtë, këtë e konfirmoi vetë klubi i Fiorentinës, aty ku kroati është lënë në huazim nga Juventus.

Sulmuesi anësor para dy vitesh këputi ligamentin e gjurit të djathtë dhe mungoi për 7 muaj, ndërkohë që klubi nga Firence raportoi se në ditët në vijim do të kryhet operacioni dhe do të fillojë faza e rikuperimet.

Me këtë dëmtim 23-vjeçari ka mbyllur zyrtarisht sezonin dhe do tentojë të kthehet edhe një herë më i fortë për sezonin e ardhshëm.

Pjaca e nisi mirë huazimin te Fiorentina duke luajtur si titullar në 19 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe kontribuoi me 1 gol e 1 asist, më pas nuk arriti të gjejë më hapësirë dhe përfundoi në stol. Kujtojmë që Juventus e bleu nga Dinamo Zagreb për 23 milionë euro, asokohe cilësohej si një talent me të ardhme të ndritur, por që më vonë hasi vështirësi dhe u huazua te Schalke e për dy sezone te Fiorentina.

Related posts

“NUK KISHIM KË TË ZGJIDHNIM NË PORTË”/ Zv. trajneri flet për formacionin e zgjedhur: Cikalleshi si një pikë referimi

F.autor

Sevilla shënjestron sulmuesin e Milanit si objektivin kryesor në merkato e verës

Sadik.Autor

I thotë lamtumirë Napolit, super lojtari po transferohet tek Manchester United!

Sadik.Autor

Leave a Comment