Futboll Sport

Liverpool ofron 128 milionë euro për dy futbollistë të Napoli!

Jurgen Klopp kërkon përforcime në mesfushë për Liverpool, për sezonin e ardhshëm dhe sipas shtypit ka vënë në shënjestër dy “diamantet” e Napoli: Piotr Zielinski dhe Jorginho.

Sipas “Daily Mirror”, për të marrë shërbimet e mesfushorit polak, i preferuari i trajnerit gjerman, duhen 66 milionë euro, ndërsa Jorginho kushton 58 milionë euro dhe për të “të kuqtë” duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.

“Yjet” e De Laurentis pëlqehen nga gjysma e Europës dhe Liverpool po përgatitet të investojë te dy prej tyre, për të zëvendësuar Emre Can, që nuk do të rinovojë kontratë, teksa me ardhjen e Naby Keita nga Leipzig, Klopp kërkon t’i jap një imazh të ri mesfushës.

Nëse “të kuqtë” do të shkojnë në finalen e Champions League dhe do të kualifikohen për pjesëmarrjen në këtë veprimtari edhe sezonin e ardhshëm, si ka të ngjarë të ndodhë me renditjen e tyre në Premier League, atëherë do ta kenë më të lehtë të gjejnë fondin prej 124 milionë euro për të parë dy lojtarët e Napoli.

Related posts

E FUNDIT/ Tronditen yjet e Barcelonës, klubi ul rrogat në mënyrë marramendëse. Ja shkaku…

Delo.autor

Rekordi në Premier League, Ferguson ka një urim special për Wenger

Q.Autor

Seanca dëgjimore, ja çfarë ndodhi në UEFA për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

Leave a Comment