Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËNUA NGA KOMISIONI I DISIPLINËS/ Tirana u bën thirrje tifozëve: Mos na dëmtoni…

Nëpërmjet një deklarate për shtyp në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës që gjobiti bardheblutë me 50 mijë lekë (të reja) për shkak të shisheve plastike të hedhur në ndeshjen Tirana-Teuta, nga tifozët bardheblu.

Klubi kryeqytetas e pranon se gjoba këtë radhë jo vetëm që ishte e merituar, por shumë e pakët në krahasim me veprimin aspak të hijshëm të një pjese të tifozerisë.

Drejtuesit e Tiranës i bëjnë apel tifozëve që të ruajnë qetësinë dhe mos dëmtojnë skuadrën.

Deklarata e plotë

Komisioni i Disiplines ka gjobitur sot KF Tiranen me 50 mije leke (te reja), per shkak te shisheve plastike te hedhura ne ndeshjen Tirana – Teuta nga tifozet bardheblu. Gjoba kete rradhe eshte jo vetem e merituar, por shume e paket ne krahasim me veprimet aspak te hijshme te nje pjese te tifozerise.

Nje vit me pare, per nje shishe plastike stadiumi i mbyll per kater ndeshje. Kete rradhe Disiplina ka toleruar duke u mjaftuar me nje gjobe minimale.

Klubi ju ben thirrje te gjithe tifozeve te ruajne qetesine, mos demtojne skuadren, veten duke mbyllur stadiumin dhe demtuar imazhin e tifozerise me te madhe ne Shqiperi. Shishet plastike, sendet e forta dhe materialet piroteknike nuk duhen hedhur ne fushe apo tentuar sjellje te tjera jo sportive me to.

Nese kete rradhe Disiplina na fali, ne nje rast te perseritur do na mbyllen dyert e stadiumit.

Related posts

SHPIKJA E RE NË MILANO/ Akullore dedikuar Ibrahimovic me shije… (FOTO)

Delo.autor

MUNDËN LIVERPOOLIN/ “Oreksi” i Serbëve zgjerohet, kërkojnë të befasojnë Napolin

Isa.Autor

ZBULON NJË EPISOD ME ISH-TRAJNERIN SARRI/ Koulibaly kujton: Më tha kam nevojë për ty, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment