Futboll

Liverpool sfidon Realin dhe Barçën për yllin spanjoll

Drejtuesit e Liverpool-it po punojnë me shpejtësi për të nënshkruar me 18-vjeçarin Ferran Torres, para se të hapet merkato e verës.

Klubi spanjoll po përgatitet për oferta këtë verë me sulmuesin, që ka tërhequr edhe interesin e Chelsea-t, Real Madridit dhe Barcelonës, sipas “Daily Mail”. Torres bëri hapin e madh duke u bërë pjesë e ekipit të parë të Valencia këtë sezon, pas performancave për rezervat e klubit dhe kombëtaren e të të rinjve.

Ylli i ri ka bërë dhjetë paraqitje për Valencia, që pozicionohet në vend të katërt këtë edicion të La Liga duke shfaqur një nivel të lartë. Kaq ka mjaftuar, që klubet e mëdha të hidhen në sulm. Liverpool-i është i interesuar për adoleshentin dhe ka dërguar skautët për ta parë atë në veprim.

Pretendohet se “Reds” e kanë vëzhguar progresin e Torres që nga viti i kaluar dhe skautët e tyre kanë qenë të impresionuar nga ajo, që ata kanë parë. Ai është në kontratë me Valencia deri në vitin 2020, por me një klauzolë largimi prej 22 milionë sterlinash kur të hapet merkato.

Related posts

KA NJË KËSHILLË PËR RIVALËT NË “COPA AMERICA”/ Sulmuesi i Brazilit: Për të na mposhtur “Pleshti” dhe Aguero duhet…

Delo.autor

VAN DIJK SUPRIZON TIFOZIN E LIVERPOOL/ I shkon atij te puna dhe e merr në qendrën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

PERIUDHA E TIJ KUQEZI/ Gattuso: Ky Milan nuk vdes kurrë!

Isa.Autor

Leave a Comment