Futboll

Lojtari i Kombëtares merr elozhe në Itali, kthehet në formën më të mirë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të Shpresave, Emanuele Ndoj, u rikthye në formën e tij më të mirë. Futbollisti u rikthye në formacion në ndeshjen e fundit të Brescias në transfertë kundër Venezias. Ekipi i tij arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertë, ndërsa futbollisti luajti për 90 minuta.

Ndoji luajti gjithë ndeshjen dhe dhuroi një paraqitje të mira. Ai nuk u zëvendësua nga trajneri i tij, ndryshe nga sa ndodhte në ndeshjet e tjera. Ndoji kaloi një vit me luhatje në skuadrën italiane, pasi herë u aktivizua si titullar e herë e nisi nga stoli. Merkatoja e janarit ishte shumë e nxehtë për të, pasi ekipi i Avellinos donte ta afronte në klub, por Brescia nuk arriti gjuhën e përbashkët. Kartoni i tij është në pronësi të Romës, ndërsa 21-vjeçari pritet të rikthehet në kryeqytetet sapo të mbarojë huazimin te skuadra e Brescias.

Komentet për 21-vjeçarin ishin mjaft pozitive në ndeshjen e fituar në transfertë. “E kemi pritur prej kohësh dhe më në fund sot u përgjigj si duhet. Emanuele Ndoji luajti një ndeshje fantastike, ai nuk u dorëzua asnjë moment dhe vrapoi shumë. Një përformancë bindëse, shpresojmë që të jetë e para e një rruge të gjatë. Vazhdo kështu, Emanuele”, – shkruajnë faqet e tifozëve për të.

Ndoji është pjesë e Kombëtareve të moshave. Ai ishte i ftuar nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, për dy ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë. Ndoji ishte titullar në të dy humbjet e skuadrës tonë. Karriera e tij duket se do të jetë e suksesshme, pavarësisht se futbollisti synon që të luajë në nivele më të larta. Ndoji është vetëm 21 vjeç dhe kartonin e tij e ka në zotërim skuadra e Romas. Mosha e tij e re është një plus më shumë për futbollistin. Ai synon që të rikthehet me ekipin e Romas, por duket se diçka e tillë është shumë e vështirë.

Related posts

VIDEO/ Roma ‘fundos’ Beneventon, dopietë e Çengiz Under

Q.Autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Delo.autor

Milan-Napoli, miqtë s’humbasin në transfertë prej dy vitesh

Sadik.Autor

Leave a Comment