Futboll

Fernandinho: Liverpool është një ekip që luan me topa të gjatë

Mesfushori i Manchester City-t Fernandinho ka thumbuar Liverpool në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Champions League në Etihad.

Anfield nuk ka qenë një vend fatsjellës për skuadrën e Pep Guardiola-s këtë sezon, me Të Kuqtë që i kanë mundur në të dyja rastet brenda në fushën e tyre.

Dhe në prag të ndeshjes së kthimit në Manchester, Fernandinho pretendon se Liverpool është një ekip që i pëlqen të luajë me topa të gjatë.

“Kemi luajtur tri herë ndaj tyre këtë sezon. I mundëm 5-0 brenda. Është një ekip që pëlqen të luajë me topa të gjatë.”

Fitorja 3-0 i ka dhënë një avantazh të rehatshëm Liverpool-it në luftën për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League për të parën herë pas 10 viteve dhe Fernandinho pranon se një gol tjetër i pësuar do të ishte nokauti për Qytetarët.

“Tani e kanë radhën lojtarët me eksperiencë të tregojnë veten. Nesër duhet të luajmë të bashkuar deri në fund.”

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Mesfushori Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren: Nuk më besohet që… (FOTO)

Delo.autor

Bale i kthen pronat e tij në një fushë të madhe golfi

Sadik.Autor

Erik Kantona “tall” Nejmarin: Është lojtar i mirë, por edhe aktor (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment