Futboll Premier League

Lukaku nuk e festoi fitoren në derbi sepse…

Ka kaluar vetëm një javë nga fitorja e Manchester United në derbin kundër City. Ajo e “Djajve të Kuq” ka qenë një fitore tronditëse: 2-0 në disavantazh pas pjesës së parë, klubi i Mourinho ka arritur të përmbysë rezultatin falë golave të Pogba dhe Smalling. Festa e titullit për Guardiola-n është shtyrë dhe më pas ka ardhur edhe lamtumira nga Champions League.

Siç mund të imagjinohet, lojtarët e United kanë festuar të gjithë, me përjashtim të njërit. Bëhet fjalë për Romelu Lukaku, i cili është ndier keq pas ndeshjes.

Në fakt, ka qenë vetë belgu që ka zbuluar se ka qenë në banjë duke vjellë. Sulmuesi është ndier më mirë më mbrapa dhe do të jetë fati për t’u përballur në kampionat me West Bormwich, ish-klubi me të cilin ka luajtur në sezonin 2012-13, i huazuar nga Chelsea.

Related posts

Fasone “thumbon” UEFA-n: Na ndaloi padrejtësisht Ligën e Europës

Isa.Autor

KLAUZOLË LIRIMI DERI MË 15 KORRIK/ Asnjë ofertë te Barcelona për mbrojtësin

F.autor

NDESHJA NDAJ NAPOLIT/ Ja mundësitë e Liverpoolit për t’u kualifikuar në Champions League…

Isa.Autor

Leave a Comment