Futboll Premier League Sport

Manchester City, kampioni më i shtrenjtë

Manchester City i Pep Guardiolës e dominoi totalisht këtë edicion të premier Leagues Angleze dhe këtë e bëri me shumë autoritet duke dhënë spektakël në fushën e lojës.

Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, Manchester City është skuadra që ka shënuar më shumë e ka pësuar më pak gola dhe duket se është projektuar që të mbyllë këtë sezon me 102 pikë të grumbulluar që do të ishte një rekord i ri.

Por Manchester City është edhe skuadra kampione më e kushtueshme në historinë e kampionatit anglez. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga ‘Daily Mail’, sipas të cilit Citizens ka shpenzuar 7.3 milionë Euro për çdo pikë të fituar duke qenë se kjo skuadër ka investuar 758 milionë euro për blerjen e futbollistëve dhe pagat e tyre në këtë sezon.

Në merkato, Manchester City ka shpenzuar 543 milionë Euro që nga viti 2016 kur në pankinë erdhi Guardiola, ndërsa shpenzimet për pagat e lojtarëve për këtë sezon për kampionët e Anglisë janë 270 milionë Paund.

Analiza e Daily Mail bazohet tek lojtarët e formacionit bazë që janë aktivizuar më shumë gjatë këtij sezoni në Premier League. Vlerës së shpenzuar për blerjen e lojtarëve u shtohet ajo e pagës së tij, e cila përpjesëtohet me pikët e fituara.

Kështu nëse Manchester City e arrin kuotën e 102 pikëve atëherë shifra e shpenzuar për çdo pikë do të jetë 7.3 milionë Euro. Në sezonin e kaluar, Chelsea që e mbylli kampionatin me 93 pikë, shpenzoi 5.3 milionë Euro për çdo pikë të fituar, ndërsa përpara 2 sezonesh, Leicester kishte një kosto me 1.4 milionë Euro shpenzim për pikë të fituar.

Related posts

Pankina e Spanjës/ Zbuloni dy alternativat që mund të marrin drejtimin e “Furisë së Kuqe”

Sadik.Autor

S’ka paqe te PSG, lind një konflikt i ri Cavani-Neymar

Q.Autor

“PËRSHËNDETJA E MBRETIT”/ Italia nderon Ibrën, “San Siro” shpërthen në lot

F.autor

Leave a Comment