Futboll Sport

Pjesa e parë/ Rikthehet Flamurtari, Muarem përmbys Teutën me dopietë (VIDEO)

Flamurtari rikthehet frikshëm me Beharin në drejtim duke përmbysur Teuten që kaloi në avantazh pas tetë minutash lojë. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyer duke shënuar tre herë me anë të Muarem dopietë dhe Usenit.

Teuta e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e tetë të takimit. Pas një aksioni të rrezikshëm, Latif pengohet në zonë nga Deliu, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Dediç merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe nga pika e bardhë boshnjaku nuk zhgënjen duke e dërguar sferën në rrjetë.

Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë, pasi kuqezinjtë barazuan ndeshjen pas 11’ minutash. Muarem me një goditje në formë krosi, i ndihmuar edhe nga Musta, i cili i bllokoi fushëpamjen mposhti portierin Shpëtim Moçka, që kishte tre ndeshje që nuk pësonte.

Në aksionin e radhës të rrezikshëm Flamurtari kaloi për herë të parë në avantazh në këtë takim, me anë të mesfushorit Muarem. Mesfushori pasi mori një asist nga Alves, shmang bukur Shkallën dhe më pas gjuan drejt portës duke e mposhtur për herë të dytë vlonjatin e Teutës (19’).

Në disavantazh Teuta hidhet në kërkim të barazimit duke provuar kryesisht nga goditjet stanandarde, por pa rezultat, me kuqezinjtë që mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm në çdo zbritje në sulm.

Pas një aksioni të shpejtë Alves merr fundoren dhe hedh një top në zonë dhe aty ndodhet Muarem, i cili gjuan drejt portës, por Moçka grushton topin, që mbetet sërish në zonë. Aty përfiton Useni, i cili nga një pozicion i favorshëm e dërgon sferën në rrjetë (30’). Pak para fundit Teuta pati një shans të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen, pasi Latifi fitoi sërish një penallti, por këtë herë Dediç gaboi nga pika e bardhë me Nurkoviç që e ndali.

FLAMURTARI – TEUTA 3-1

Shënues: Muarem 19′, 25′, Useini 31′ /Dediç 8′ (11-m)

FORMACIONI ZYRTAR:

FLAMURTARI: Nurkoviç; Musta, Bicaj, Veliu, Siljanovski; Deliaj, Sidibe; Hoxhaj, Muarem, Useni; Alves.
Trajner: Ardi Behari

TEUTA: Moçka; Hakaj, Shkalla, Bilali, Beqja; Mustafov, D.Bilali; Çyrbja, Dediç, Alhasan; Latif.
Trajner: Gentian Begeja.

 

 

 

 

 

Related posts

PAS FITORES NDAJ EVERTON/ Solskjaer nuk e mban dot inatin: Na ngritën kurth që të dështonim

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Pas 14 minutash lojë, sulmuesi Benzema ndëshkon Barcelonën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

YLLI SIMHEN KËRKON FALJE PASI FESTOI NË NIGERI ME COVID-19/ Trajneri Gattuso: Duhet të mbytet te supa e tij, por…

Delo.autor

Leave a Comment