Futboll Premier League Sport

Manchester City me “5 yje” ndaj Swanswa, feston titullin me spektakël

Manchester City ka shpartalluar Swansea City me rezultatin e thellë 5-0 duke dominuar plotësisht ndeshjen nga minuta e parë e deri tek e fundit. Kjo ishte ndeshja e parë e Qytetarëve që kur u shpallën kampionë në fundjavë pas humbjes së United nga WBA. Kjo ishte ndeshja e festës përpara tifozëve të tyre dhe nuk kishte si të shkonte më mirë.

City gjen menjëherë golin e avantazhit me anë të David Silva i cili pasi asistohet nga Sterling shënon nga brenda zonës. Vetëm pak minuta më pas ishte Sterling ai që dyfishoi rezultatin me një gol të lehtë pas pasimit të saktë të Delph. Aq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa në të dytën De Bruyne trefishon rezultatin me një goditje të mrekullueshme nga distanca.

Goli i katërt erdhi pas penalltisë së humbur të Jesus, me Bernardo Silva që ndjek aksionin duke e shtyrë topin në rrjetë. Në fund ishte edhe Gabriel Jesus ai që shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve pas disa rasteve të pastra të humbura përgjatë 90 minutave. Një ndeshje festive në Etihad, me City që nuk e uli në asnjë moment ritmin deri në fund duke i dhënë një spektakël të denjë prej kampionësh tifozëve të tyre.

Related posts

VIDEO/ Arsenali s’ka të ndalur, shënon për 3-0 ndaj Evertonit

Q.Autor

AUTOGOLI MË I PAFAT VJEN NGA KATARI/ Ja momenti kur bashkëpunimi mbrojtës-portier sjell gol për rivalin (VIDEO)

Delo.autor

EURO U-21/ E vlefshme për Grupin C, Francës i mjafton një gol për të kaluar grupin

Delo.autor

Leave a Comment