Futboll Sport

Vendimi i FIFA-s/ Ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës (FOTO)

Ndeshja Zvicër-Serbi vazhdon të jetë më e komentuara aktualisht. Kjo për shkak se dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pasi shënuan për Zvicrën, kanë festuar me simbolin e shqiponjës.

Serbia u ankua me pretendimin se ishte veprim politik, andaj FIFA ka dënuar me para Xhakën, Shaqirin dhe futbollistin zviceran, Sefan Lichtsteiner, për simbolin e shqiponjës.

Ky vendim ka bërë që të ketë reagime të shumta, së fundmi bashkëshortja e Granitit, Leonita ajo e cila ka postuar një foto të tij në Instagram pas vendimit për dënimin e futbollistëve.

Është imazhi i ndarë nga momenti kur Graniti kishte festuar me shqiponjë pas golit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

A ka një mundësi reale që Paul Pogba të shkojë te Real Madridi?

Q.Autor

PREKJA ME DORË E CUADRADOS/ Shikoni rastin që “tërboi” Atalantën në golin e dytë të Juventus (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Trajneri Ego me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTATE)

Delo.autor

Leave a Comment