Futboll Sport

Mbijetesa në Superiore: Rrugëtimi i Kamzës, Teutës dhe Vllaznia

Tre skuadra kërkojnë të mbijetojnë në Kategorinë Superiore dhe gara është mjaft e fortë dhe parashikohet të jetë e tillë deri në fund të kampionatit. Vllaznia me fitroren e marrë kundër Laçit bëri detyrën, ndryshe situata do të ishte komplikuar shumë. Shkodranët lanë vendin e parafundit dhe tashmë kanë vetëm dy pikë më pak se Kamza rivale, që ishte shumë pranë fitores me Teutën, që do t’i gëzonte shumë edhe kuqeblutë, pasi diferenca me ta do të shkonte në tre pikë.

Deri në fund nuk mund të bëhen llogari, pasi po të shohim pesë përballjet që u kanë mbetur të tria ekipeve, shikohet se shumica e takimeve janë si finale. Kamza, që ka edhe më shumë pikë se dy rivalët, këtë javë pret skuadrën e Luftëtarit, që ka treguar se di të fitojë jashtë dhe ia ka dalë në fazën e dytë të triumfojë kundër tyre. Më pas në Shkodër luajnë përballë Vllaznisë rivale direkte. Pas këtyre dy ndeshjeve presin në shtëpi Flamurtarin dhe Laçin, që varet se si do të jenë me objektivat e tyre kur të ndeshjen. Sfida e fundit luhet kundër Partizanit, që kërkon Europën.

Vllaznia dhe Teuta këtë javë luajnë në transferta. Kuqeblutë shkojnë në Vlorë, përballë Flamurtarit që kërkon të paktën vendin e katërt, ndërkohë që të kuqtë me Teutën duan autokritikën. Për skuadrën e Gjokës ndeshja tjetër është vendimtare, pasi presin Kamzën në shtëpi. Tre takimet e fundit i luajnë ndaj Partizanit, Kukësi dhe Vllaznisë. Teuta dy të fundit i ka relativisht të lehta, luan me Lushnjën dhe me Laçin, që deri në javën e fundit do ta ketë qartësuar pozicionin e vet.

NDESHJET E MBETURA TË KAMZËS
Kamza-Luftëtari; Vllaznia-Kamza; Kamza-Flamurtari; Kamza-Laçi; Partizani-Kamza

NDESHJET E MBETURA TË VLLAZNISË
Flamurtari-Vllaznia; Vllaznia-Kamza; Partizani-Vllaznia; Vllaznia-Kukësi; Skënderbeu-Vllaznia

NDESHJET E MBETURA TË TEUTËS
Partizani-Teuta; Teuta-Kukësi; Skënderbeu-Teuta; Teuta-Lushnja; Laçi-Teuta

Related posts

“U ZGJOVA ME 18 TË VDEKUR”/ Një javë në koma, ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin

F.autor

65 milionë paundët e Mourinhos nuk bëjnë punë, Maguire nuk shitet

Sadik.Autor

Komentatori i njohur shqiptar tifoz me Serbinë, shpërthen mbrojtësi i Kosovës: Na quajtët tradhëtarë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment