Futboll Premier League Sport

“Kam punën më të mirë në botë”, trajneri i njohur refuzon stolin e klubit anglez

Brendan Rodgers mund të synojë një rikthim në Premier League në të ardhmen, por ai nuk ka interes të largohet nga Celtic për të zëvendësuar Arsene Wenger tek Arsenali. Wenger është e vendosur, do të largohet nga stadiumi “Emirates” pas 22 vitesh në krye të ”topçinjve” dhe spekulimet rreth pasardhësit të tij po rriten.

Ish-trajneri i Liverpool, Rodgers, është një nga ata që lidhet me punësimin afatgjatë në stolin e Arsenalit. Megjithatë, pasi ka fituar titullin e dytë adhazi me skuadrën skoceze, Celtic, pas një triumfi 5-0 në shtëpi, kundër Rangers, të dielën, trajneri në fjalë thotë se është plotësisht i lumtur në Glasgow.

“U zgjova këtu, mëngjesin e së hënës, si trajner i Celtic dhe jam në punën më të mirë në botë, – tha ai për “Talksport”. – Besoni apo jo, qielli është blu këtu në Glasgow, unë absolutisht e dua këtë. Kam respekt të madh për Arsenalin, si klub. Kur fillova karrierën time si trajner, Arsene sapo hyri në klub dhe mësova kaq shumë në atë periudhë.

Pra, është një klub, për të cilin kam respekt të madh. Por, jam aq i lumtur këtu në Celtic. Jam në një punë, që e dua shumë. Eshtë një klub i madh, me histori dhe presion të madh. Do të doja të punoja përsëri në Premier League, një ditë, por jo tani.

Shpresoj se do të stërvis edhe për 20 vite të tjera. Bordi drejtues ka qenë kaq mbështetës për mua këtu dhe, që nga dita e parë këtu, mbështetësit më kanë dhënë gjithçka. Ndiej një besnikëri ndaj tyre, për të siguruar që do të vazhdojmë të lëvizim me klubin përpara”.

Related posts

Kukësi kërkon kualifikimin në fushën e Valletta-s

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË HOLANDË/ Barcelona shfaq interes për yllin e Dortmundit…

Delo.autor

“NUK KUSHTOJ KAQ SHUMË”/ Sulmuesi Realit kërkon ulje çmimi për t’u larguar

Delo.autor

Leave a Comment