Futboll Sport

Media italiane: Skënderbeu me një dore te titulli, por në Champions luan Kukësi

Kategoria Superiore kohët e fundit ka fituar vëmendjen edhe të mediave italiane. Ditën e sotme, tuttomercatoweb, i ka kushtuar një material të veçantë Superiores, ku flet për ecurinë e kampionatit dhe për rezultatet e javës së 30-të.

Media italiane është e bindur se skuadra korçare, pavarësisht se është vetëm 1 hap larg titullit kampion nuk mund të luajë në Europës, për shkak të dënimit nga UEFA. Vendin e Skënderbeut do e zërë Kukësi i vendit të dytë, sipas TMW.

“Gjashtë javë para fundit të kampionatit në Shqipëri, gjërat duken sikur janë mbyllur. Skënderbeu me një dorë te titulli dhe me Kukësin në vendin e dytë, kampionati nuk ka shumë histori.

Me Kukësin e vendit të dytë që shkon në Champions League, pasi Skënderbeu është përjashtuar nga ky kompeticion”, shkruan ndër të tjera “Tuttomercatoweb”.

Related posts

E BUJSHME/ Ideja e fundit e Milan, dy shkëmbime të bujshme me rivalët e Serisë A…

Delo.autor

E ARDHMJA E VLAHOVIC/ Probleme për rinovimin e kontratës me Juventusin

F.autor

“SHPËTON” VETËM RAMADANI/ Fundjavë e errët për legjionarët në Serie A

F.autor

Leave a Comment