Futboll Seria A

Merkatoja e Milanit, pista më intriguese për tifozët!

Kur Thiago Silva u largua nga Milani drejt PSG-së, së bashku me Zlatan Ibrahimovic, tifozët kuqezi u zhgënjyen dhe nga viti 2012 skuadra italiane ka marrë pjesë vetëm një herë në Champions. Vitet e fundit kanë qenë një zhgënjim, ashtu sikurse mund të konsiderohet aktuali, që nisi me pretendime të mëdha, pasi gjatë verës u shpenzuam më shumë se 200 milionë euro në merkato. Këtë verë nuk do të ndodhë e njëjta gjë, madje drejtuesit janë të detyruar që ka kualifikimin në Champions të heqin dorë nga ndonjë prej lojtarëve kryesorë.

Donnarumma dhe Suso janë dy lojtarët që mund të sjellin të ardhura në klub dhe mund të shiten gjatë merkatos. Klubi nga ana tjetër ka nisur të mendojë për lëvizje të rëndësishme në merkato dhe emrat e lakuar janë disa. Së fundmi në skenë ka dalë një emër intrigues si ai i Thiago Silvës, i cili nuk e ka harruar Milanon. Qendërmbrojtësi brazilian me shumë mundësi do të largohet nga francezët, edhe pse ka një kontratë që e lidh deri në fund të qershorit të vitit 2020.

“Libero” në Itali shkruan se Thiagio Silva nuk do t’i thoshte jo një rikthimi te Milani, por për t’u kryer ky operacion merkatoje ka problematikat e veta dhe më kryesori lidhet me pagën që merr braziliani: 12 milionë euro. Për një futbollist që në shtator do të mbushë 34 vjeç janë shumë para, edhe pse nuk mohohet se eksperienca e tij do t’u bënte punë kuqezinjve në prapavijë. Gjithsesi zor se do t’i ofrohej një kontratë e “majme” si në Francë.

Momentalisht në Milano e kanë mendjen te përfundimi i sezonit dhe nga pozicionimi në klasifikim do të varen shumë gjëra. Deri në mbyllje të kampionatit pritet të ketë shumë emra, ndërkohë që momentalisht është mbyllur marrëveshja për transferimin e portierit spanjoll Reina, i cili nuk rinovoi me Napolin dhe tanimë do të zhvendoset në “Milanello”.

Related posts

“Ylli” i SKËNDERBEUT nuk përmbahet: Golin ia dedikoj vëllai tim Ardit Hoxhajt, nuk e kam…

Isa.Autor

KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Mesfushori Rakitic drejt kalimit tek rivalët…

Delo.autor

FORMULA E KUALIFIKIMIT PËR NË BOTËROR/ Ja shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment