Futboll

Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në historinë e La Ligas

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord të madh individual. Barcelona mori vendin e vet në histori të shtunën duke vendosur një rekord të ri në La Liga për ndeshje të njëpasnjëshme pa humbje, plot 39.

Por, edhe ylli kryesor i skuadrës Lionel Messi mori një rekord, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti fitore në historinë e La Ligas.

Fitorja 2-1 e Blaugranëve ndaj Valencias e çon yllin argjentinas në kuotën e 312 fitoreve në kampionatin spanjoll.

Rezultati i së shtunës e sheh atë të barazohet me Manolo Sanchis, megjithatë, Messi arriti këto fitore në 413 ndeshje, ndërsa ish-ikona e Real Madrid në 523, shkruan tg.

Xavi Hernandez arriti 322 fitore në 505 ndeshje, edhe pse ka të ngjarë që Messi të kalojë ish-shokun e tij në sezonin 2018/19.

Raul arriti 327 fitore në 550 ndeshje të La Ligas, edhe pse dy vendet e para janë të rezervuara për dy portier.

Andoni Zubizarreta shënoi 333 fitore në 622 paraqitje, ndërsa Iker Casillas mban rekordin me plot 334 fitore në vetëm 510 ndeshje.

Related posts

​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në Europë

Q.Autor

LAJM I MADH/ Real Madridin e pret “ferri” në shortin e Champions League

Delo.autor

SUPERGOL/ Morata shënon për Chelsean ndaj Crystal Palace

Isa.Autor

Leave a Comment