Futboll La Liga Sport

Messi krijon historinë e La Liga-s me tre golat kundër Deportivos

Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të shkëlqyeshme te Barcelona, pasi u bë lojtari i parë, që ka shënuar 30 gola, ose më shumë, në shtatë sezone të ndryshme të La Liga-s.Superstari i Argjentinës arriti në këtë kuotë golash për sezonin 2017-2018 duke shënuar një “hat-trick” në “Riazor”, pasi skuadra e Ernesto Valverde e siguroi përfundimisht titullin me një fitore 4-2.

Ky tregolësh në “Riazor”, gjithashtu, e vendosi Messin përpara Mohamed Salah në garën për të fituar “Këpucën e Artë”, pasi ai ka tani 32 gola në La Liga për këtë sezon, krahasuar me 31 golat e egjiptianit të Liverpool në Premier League.

Herën e parë, Messi goditi me 30 gola në një sezon, në La Liga, gjatë sezonit 2009-2010, ndërsa e tejkaloi atë moment historik në tri vitet e ardhshme. Në sezonin 2011-2012, Messi goditi 50 gola të pabesueshëm në La Liga dhe u afrua për ta përsëritur këtë në sezonin 2012-2013, kur shënoi 46 herë.

Ai e humbi shenjën e 30 golave vetëm në sezonin 2013-2014, por u kthyer me mesatarisht më shumë se një gol për lojë në La Liga, në sezonin 2014-2015, kur tronditi me 43 gola në 38 paraqitje.
Sezonin e kaluar, 30-vjeçari shënoi 37 gola në 32 ndeshje të kampionatit, ndërsa tani ka arritur shenjën e 30 golave, me tripletën kundër Deportivos.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Trajneri Stojku: Futbolli nuk matet me rastet e humbura, për penalltinë…

Delo.autor

Arlind Ajeti bind te Krotone, klubi italian projekton blerjen e mbrojtësit

Sadik.Autor

DUELI NË CHAMPIONS/ Hysaj në “tunelin e VDEKJES”, Kostakurta rrëfen FRIKËN e madhe

Isa.Autor

Leave a Comment