Futboll

Michael Jordan kërkon trajnerin italian për Charlotte

Mosarritja e kualifikimit për në Play Offs ka shtyrë drejtuesit e Charlotte Hornets të nisin që tani seriozisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Në fakt skuadra në pronësi të Michael Jordan ka vendosur që të bëjë një revolucion të plotë. Drejtori i Përgjithshëm Mirch Kupchak ka vendosur që fillimisht të largojë trajnerin Steve Clifford, ndërsa më parë ka marrë leje nga San Antonio Spurs për të intervistuar ndihmësin e Gregg Popovich, Ettore Messina

Italiani prej 4 sezonesh është ndihmës i Popovich në pankinën e Spurs, pas një eksperience të shkëlqyer në Evropë. Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve Messina do të jetë i pari trajner jo-italian që merr detyrën head coach në NBA.

Lajmin që Michael Jordan ka kërkuar këtë lëvizje e ka bërë publik Adrian Wojnaroski për ESPN.

Related posts

PËRLOT ME MESAZHIN E TIJ PËR RACIZMIN/ Pogba: Racizmi është injorancë, dashuria është inteligjencë

Delo.autor

NDARJA/ Irina Shayk “thumbon” RONALDON: CR7 ishte një MASHKULL që nuk të…

Isa.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ 650 milionë shikues për “El Clasico-n”, Kroos: Bota do të frenojë për 90 minuta

Delo.autor

Leave a Comment