Futboll Seria A Sport

Milan-Napoli, miqtë s’humbasin në transfertë prej dy vitesh

Napoli ka mbajtur gjallë shpresat për titull me fitoren 2-1 të arritur në minutat e fundi të ndeshjes së luajtur kundër Chievo-s fundjavën e kaluar. Dy golat e realizuar në minutat 89-të dhe 90-të kanë mbajtur napolitanët katër pikë larg Juventus-it kryesues.

Por pasditen e së dielës lojtarët e Sarri-t do të kenë një provë të vështirë për të kaluar, duke parë se do të luajnë në “San Siro” kundër Milan. një rezultat negativ do të ishte një goditje për shpresat e tyre për titull, edhe pse fundjavën e ardhshme do të kenë përballjen direkte me bardhezinjtë. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë forme dhe vijnë në këtë sfidë pas një humbje dhe dy barazimeve të marra në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Shifra dhe Fakte
– Napoli ka marrë 16 nga 18 pikë të mundshme në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Milan në Serinë A, duke shënuar një mesatare prej 2.7 golash për ndeshje.
– Milan ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Napoli-t në “San Siro”.

– Kuqezinjtë janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi, por kanë marrë dy barazime në dy takimet e fundit të luajtura kundër Inter dhe Sassuolo.
– Humbja e fundit e Napoli-t në transfertë ka qenë në tetorin e 2016-ës kundër Juventus. Në 28 takimet pasuese të luajtura larg shtëpisë, ata kanë marrë 23 fitore dhe pesë barazime.

– Napoli ka shënuar 10 gola nga goditjet nga këndi në këtë sezon, më shumë se asnjë ekip tjetër.
– Napoli ka humbur vetëm tri pikë në ndeshjet që ka qenë në avantazh, më pak se çdo ekip tjetër i kampionatit italian. Gjithashtu, napolitanët kanë marrë 25 pikë në ndeshjet që kanë qenë në disavantazh, duke marrë 8 fitore dhe 1 barazim.

Related posts

“MILAN I KA TË GJITHA MUNDËSITË PËR TË LUFTUAR PËR TITULL”/ Capello: Piolin s’e vlerësojnë sa duhet

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Përbindëshi” Ronaldo marrëveshje me Newcastle?

Delo.autor

BENZEMA NUK E HARRON/ Sulmuesi francez ka një mesazh BEFASUES për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment