Futboll Seria A Sport

MILANI 2 FITORE BRENDA DITËS/ Chievo ndal Lazion, “DJALLI” “qëndron” në Champions

Chievo ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Lazios, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian. Një rezultat ky që i ka kushtuar vendin e katërt skuadrës së Thomas Strkoshas, që tani mbahet nga Milani.

Takimi i luajtur në “Bentegodi” është zhbllokuar në minutën e 25-të me një gol të Pellissier, teksa asisti është dhënë nga ish-milanisti Birsa.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Ciro Immobile, që ka barazuar rezultatin dhe ka shënuar golin e tij të nëntë në kampionat, një më pak se Ronaldo dhe Piatek, dy kryesuesit e renditjes së golashënuesve.

Minutat e fundit kanë folur vetëm për miqtë, të cilët kanë kërkuar me ngulm golin, por pa arritur ta gjejnë atë.

Related posts

Tratativat për Emre Can, Juventus avancon bisedimet me Liverpool

Q.Autor

DOPIETË DHE PARAQITJE FANTASTIKE/ Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

F.autor

“NUK DO E FTOJA NË DITELINDJE…”/ Klopp: S’më pëlqeu çfarë i bëri Ramosi…

F.autor

Leave a Comment