Futboll Seria A

Milan, vendoset e ardhmja e dy futbollistëve të stolit

Pavarësisht se në këtë sezon nuk po gjen shumë hapësira, Mateo Musacchio nuk duket se do të largohet nga Milan.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi argjentinas i ardhur për 18 milionë euro nga Villarreal gjatë verës së kaluar, ka ndërmend të qëndrojë te kuqezinjtë, i gatshëm për t’u përballur me rolin e alternativës së dyshes Bonucci-Romagnoli, gjithnjë e më shumë të konsoliduar si titullarë nën urdhrat e Gattuso.

Ndërkohë, e ardhmja e Nikola Kalinic në Milano është ende për t’u përcaktuar. Futbollisti kërkon garanci teknike për aktivizimin e tij në sezonin e ardhshëm dhe në Itali ka mbërritur menaxheri i tij që do të takohet me drejtuesit kuqezi pikërisht për këtë temë.

Related posts

Ozil emocionohet nga dhurata e personalizuar

Sadik.Autor

BËN THIRRJE ULTRASVE TË KOSOVËS/ Mbrojtësi i Milanit, mesazh tifozëve për miqësoren me Feronikel

Delo.autor

Bayern kampion i Gjermanisë për të 6-ën herë radhazi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment