Formula 1

Raikkonen më i shpejtë se Vettel, Ferrari bën ligjin në Bahrein

Sesioni i dytë i provave të lira që u zhvilluan sot në mbrëmje në pistën e Sakhir ka përmbysur rezultatet e paradites. Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, të dy pilotë të Ferrarit, kanë dhënë kohët më të shpejta, duke zënë dy vendet e para në mbyllje të ditës së parë. Fakt që tregon se “kokëkuqja” ndihet mjaft mirë në pistën e Sakhir, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, gara e dytë sezonale.

Sesioni i dytë u zhvillua me drita artificial, kushte në të cilat do të zhvillohet edhe gara ditën e diel, ndaj ky rezultat i mirë i Ferrarit jep shumë shpresa edhe për garën e së dielës. Raikkonen dha kohëmn 1’29”817, duke lënë pas me 9 të mijëtat Vettel, ndërsa pas tyre u renditën dy pilotët e Mercedes, me Bottas që ishte më i shpejtë se Hamilton. Por ajo që ra në sy ishte se Ferrari ishte gjysmë sekondi më i shpejtë se makina gjermane.

Në vijën e tretë të nisjes janë për momentin Max Verstappen e Daniel Ricciardo me Red Bull, me këtë të fundit që ishte më i shpejtë gjatë paradites, por jo në një pistë me temperatura më të ulta siç u zhvilluan provat e dyta. Vetëm i nënti Fernando Alonso me McLaren, ndërkohë që nesër në mbrëmje , ora 17:00 dhe të dielën po në këtë orë, do të zhvillohet respektivisht pro9vat zyrtare dhe gara e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1.

View image on Twitter

Related posts

PRITET TË DEBUTOJË ME “KOKËKUQEN” NË BOTËRORIN 2021/ Piloti Sainz: Nuk do të largohem duarbosh nga Ferrari

Delo.autor

FESTË NË FAMILJEN SCHUMACHER/ Michael “e pret” ditëlindjen e 51 në krevat

Delo.autor

NDODH DHE KJO/ Pilotit Alonso i ndodhi e papritura, i ndërpreu garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Delo.autor

Leave a Comment