Futboll Seria A

Milani në kërkim të Susos, vetëm një gol në vitin 2018

Milani nuk buzëqeshi plotësisht në derbin e Milanos, sepse barazoi 0-0. Pazotësia e Icardit u dha një pikë të artë kuqezinjve, megjithatë, mbeten 8 pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve, ku renditen aktualisht kushërinjtë e tyre. Ekipi nuk ka shkëlqyer, përfshirë edhe Suso, i cili nuk po mundet të dalë nga një moment i tillë.

Spanjolli është një nga elementët më të mirë të Gattusos, në modulin 4-3-3, sepse nga këmbët e tij ka ardhur shumica e veprimeve ofensive: 12 asiste dhe 8 gola. Numra shumë të mirë të tij në vitin e kaluar (7 gola dhe 11 asiste), por ende të analizueshme për vitin 2018.

Ajo që i shqetëson më shumë tifozët e kuqezinjve është vështirësia që ish-lojtari i Liverpool ka për të shkuar te rrjeta. Pas një pjese të parë të sezonit emocionuese, në vitin 2018 ai e ka shkruar emrin e tij në tabelën e golashënuesve vetëm në një rast (më 4 shkurt, Udinese-Milan 1-1) dhe asgjë më shumë.

Shumë pak për një lojtar, që ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha, të gatshëm për të vënë duart në portofol dhe paguar 50 milionë euro klauzolë, e vendosur në rinovimin e fundit të kontratës së spanjollit deri në vitin 2022. Sidoqoftë, Suso nuk duket të penalizohet nga vendosja e adoptuar e Gattusos, megjithatë e sheh veten në një rol jofunksional sipas karakteristikave të tij. Përsa u përket goditjeve drejt portës, jemi në përputhje me sezonin e kaluar.

Prandaj, problemi nuk është taktik. Mund të flasim për një periudhë të thjeshtë negative, të theksuar nga eliminimi i Milanit nga Liga e Europës dhe vështirësitë e kuqezinjve në kampionat, ku arritja e Champions-it pritej të përballej me vështirësi të pakapërcyeshme.

Për të shkuar mbrapa, në disa ndeshje të fundit, Donnarumma dhe shokët e tij kanë nevojë për një Suso me gjak të ri. Përndryshe, ekziston edhe rreziku i mospërfshirjes në “Europa League”, sepse Milani është në një luftë të ngushtë me Atalanta, Sampdoria dhe Fiorentina.

Mos harroni edhe finalen e Kupës së Italisë, që është pranë, më 9 maj, kundër Juventusit. Në një rast të tillë ne mund të presim Suson e vërtetë, atë që mund të krijojë rreziqe e gola në çdo kontakt me topin, në krahun e djathtë. Përndryshe, do të jetë e vështirë, shumë e vështirë.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Asnjë gol në 3 ndeshje, super sfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Delo.autor

Trajneri që mposhti kancerin është gati të rikthehet në La Liga

Sadik.Autor

RONALDO NDODHET NË DUBAI/ Shumë pranë firmës me klubin që do t’i ofrojë 500 milionë euro

F.autor

Leave a Comment