Futboll

Andrés Iniesta nuk e zbulon të ardhmen e tij: Do të shohim

Iniesta foli për mikrofonët e “BeIn Sports” në fund të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës, të cilën e fitoi me rezultatin 4-1. Ai nuk e zbuloi të ardhmen e tij, përsëri: “Kjo ka qenë një ndeshje si të gjitha ato çerekfinale të Champions-it.

Ne jemi munduar të minimizojmë gabimet, por pozicionimi i kundërshtarit na ka kushtuar. Sidoqoftë, kemi patur në zotërim qarkullimin e topit. Edhe rezultati është mjaft pozitiv. Ne shkojmë në çerekfinalen e kthimit në rrugën e duhur. E di se do të ketë lexime të të gjitha llojeve të lojës që zhvilluam, por incidenca e sulmeve ishte pozitive.

Për momentin jemi të fortë. A ka një vendim për të ardhmen? Nuk është momenti që duhet ta njoftoj, do të zbulojmë se çfarë do të bëjmë”.

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Portieri Donnarumma vendos për të ardhmen, sot kryen vizitat mjekësore tek klubi…

Delo.autor

Napoli/ Ghoulam: Kurrë nuk kam menduar të largohem, synojmë Scudetton

Q.Autor

“DRIDHET” MILAN/ Ja çfarë ka ndodhur në ndeshjen me Udinese-n

Isa.Autor

Leave a Comment