Futboll Seria A

Milano është destinacioni më i mundshëm për Gareth Bale

Inter do të lëvizë për të marrë Gareth Bale gjatë verës, në momentin që Real Madrid do të vendosë përfundimisht për shitjen e “yllit” nga Uellsi.

Teksa Bale ka thënë disa herë se dëshiron të qëndrojë në “Bernabeu”, drejtuesit e Real Madrid e mendojnë ndryshe dhe kërkojnë të rinovojë sulmin e ekipit të Zinedine Zidane.

Bale nuk është më me të preferuarit e presidentit Florentino Perez dhe sipas “The Indipendent” drejtuesit “Los Blancos” kanë nisur t’ia ofrojnë disa klubeve europiane, me Manchester United në krye, por “djajtë”, edhe pse në të kaluarën e kanë kërkuar me ngul, nuk janë më të interesuar për uellsianin.

Kjo situatë hap skenare të reja në merkato, sepse United ka zgjedhur të investojë te Sanchez dhe Real po kërkon blerës të tjerë për lojtarin që kushtoi 100 milionë euro në vitin 2013.

Flitet se edhe klube të tjera angleze janë tërhequr nga gara, por për lojtarin është interesuar Inter. Mesa duket zikaltërit kanë ende kujtimin e një ndeshje që ai luajti kundër tyre në vitin 2011, ku padyshim ishte më e mira e karrierës dhe u njoh nga e gjithë Europa me tre gola në “San Siro”.

Gjithsesi, Inter më parë duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, si kusht i vetëm për të investuar te 29-vjeçari nga Uellsi.

Related posts

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

Gati dy vite, 74 ndeshje pa një penallti kundër Barcelonës në La Liga

Q.Autor

“LOJA MBAROI”! Tifozët e klubit të njohur italian shpërthejnë kundër presidentit, kërkojnë largimin e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment