Futboll Sport

Milionat gati te Kukësi, Gjici ka një tjetër kërkesë

Për të realizuar këtë objektiv një tjetër premio do të jetë në dispozicion të ekipit verilindor. Pas fitores me Partizanin lojtarëve u janë shpërndarë rreth 25 milionë lekë të vjetra dhe tanimë presidenti Gjici është i gatshëm që t’i shpërblejë sërish lojtarët e tij. Kupën e Shqipërisë Kukësi e ka fituar vetëm një herë, në sezonin 2015-2016, kur mundi pikërisht Laçin në finale pas gjuajtjes së penalltive. Tanimë duhet të kalojnë fillimisht në finale për ta tentuar sërish trofeun.

Gjici nga ana tjetër po bën gati milionat, kurse Pacult duhet të mos lërë lojtarët e tij të kalojnë në eufori, pasi me Laçin të mërkurën janë 90 minuta vendimtare dhe në dy takimet e fundit mes këtyre dy ekipeve janë zhvilluar përballje mjaft të forta. Në kampionat fituan falë një goli të mesfushorit Dzaria, por vuajtën. Gjithsesi Kukësi ka një statistikë domethënëse me Laçin, pasi në të gjitha takimet e sezonit nuk ka pësuar gol në përballjet me ta.

Ndeshja të mërkurën në “Zeqir Ymeri” pritet të jetë e luftuar, ndërkohë që hyrja në stadium për tifozët me shumë gjasa do të jetë pa bileta, sikurse ka ndodhur edhe në takimet e mëparshme derbi mes Kukësit dhe Laçit. Finalja është 90 minuta larg, por edhe milionat. Për Laçin shihet si shpëtimi i sezonit, pasi objektivi Europë nga kampionati është vështirësuar shumë javët e fundit, pasi kanë regjistruar tre humbje radhazi.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT PËR SEZONIN E RI/ Mario Mandzukic drejt largimit tek klubi…

Delo.autor

JUVENTUS-BARCELONA/ Koeman: Uroj që Ronaldo të jetë në fushë. Unë dhe Pirlo kemi probleme…

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Maradona një hap larg ËNDRRËS, Dorados fiton FIANLEN e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment