Futboll Premier League

Pochetino: Harry Kane është një lojtar fantastik

Trajner i Tottenham i ka dal në mbrojtje lojtarit të tij më të mirë pasi ai mori kritika se ka bërë vet ankesë që goli i tij kundër Stoke ti numërohet atij e jo Eriksenit.

Krejt kjo që ai ta zërë në garë Salahun e Liverpoolit për Këpucën e artë në Angli.

Por, Mauricio Pochettino e ka përkrahur Kane duke thënë se karakteri i tij nuk është ashtu sikurse përshkruhet dhe se ai ka dashur që goli i tij të jetë i tij edhe pse thuhet se atë e ka shënuar Christian Eriksen.

Ankesa e Kanë që goli është i tij dhe jo i Eriksen për të gjithë botën e futbollit në Angli ishte një befasi interesante, përfshirë këtu edhe Salahun.

Megjithatë, Pochetino insiston se “kjo gjë nuk është një gjë e madhe” dhe ngjarje si kjo nuk duhet të diskutohen më

“Askush nuk ka flur për këtë. Naturisht pas ndeshjes Harry tha se ai e ka prekur pak topin me krahun e tij të djathtë”, tha për gazetarët Pochettino të enjten.

“Harry është djalë i mirë dhe nuk gënjen në të tilla situata. Ai është një person që gjithmonë përpara e vë skuadrën sesa vetveten. Nuk shqetësohem se kush e ka shënuar golin, me interesojnë tri pikët. Harry ka thënë se ai gol ishte i tij, Christian tha ok, nuk ka problem. Por, nuk u bë hataja për këtë gjë”.

Related posts

NDRYSHIM KURSI/ Modric refuzon milionat e sheikëve, ulet në tavolinë me Perez

F.autor

FIFA WORLD CUP, RUSI 2018/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Sadik.Autor

NDESHJA E PARË ME TIFOZ PAS 9 MUAJSH/ Klubi i madh shet 2 mijë bileta për 20 minuta

Delo.autor

Leave a Comment