Futboll Seria A

Mino Raiola takohet me drejtuesit e Romës, për transferimin e Mario Balotelli në “Olimpico”

Menaxheri Mino Raiola ka vizituar zyrat e klubit të AS Roma në ditën e sotme dhe gazetarët janë gati të vënë bast se arsyeja ka qenë transferimi i Mario Balotelli në “Olimpico”.

Sipas gazetës “Il Tempo”, Raiola është takuar me drejtuesit e Roma për të finalizuar edhe kontratën e re të Luca Pellegrini, një futbollist i talentuar i Roma U-19, për të cilin kujdeset menaxheri i mirënjohur italian.

Gjithsesi, ka shumë gjasa që të jetë folur edhe për të ardhmen e Balotelli.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Balotelli nuk do ta humbasë shansin për të luajtur te Roma në sezonin e ardhshëm.

“Do të shkoja menjëherë te Roma për atë që përfaqëson klubi, futbollistët dhe tifozët e kësaj skuadre. Jam gati,” – tha sulmuesi i Nice pak ditë më parë.

“SuperMario” do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor, kur i përfundon kontrata me klubin francez.

Related posts

Pas Cristiano Ronaldos, Real Madrid zyrtarizon largimin e radhës (FOTO)

Isa.Autor

PROTESTAT NË KATALUNJË/ Ja datat e mundshme për zhvillimin e “El Clasicos”

Delo.autor

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, talenti Bajrami arrin akordin me Benfica-n

Delo.autor

Leave a Comment