Futboll Sport

Moshat U-19/ Partizani leksion Tiranës në derbi, Vllaznia e Flamurtari nuk falin

U luajtën këtë javë takimet e vlefshme për javën e 19-të në grupet A dhe B të Kategorisë Superiore, për moshat U-19. Në derbin e kryeqytetit, Partizani i dha një leksion Tiranës, teksa fitoi thellë me shifrat 5-2. Fitore shënuan edhe Vllaznia e Flamurtari. Më poshtëm skedat e të gjitha takimeve të kësaj jave.

Derbi i të rinjve ka folur për Parti zanin, me të kuqtë e Ylli Shehut që shpartalluan Tiranën 5-2. Joan Çela shënoi një dopietë, ndërsa serinë e golave e hapi kapiteni Franci Lala, që edhe pse mbrojtës ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërsa Rinald Haxhiu dhe Elian Çelaj plotësuan fitoren e të kuqve ndaj skuadrës së drejtuar nga Luan Sengla. Derbi nisi menjëherë me të kuqtë që e zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Tiranës. Nuk kalojnë as 10 minuta lojë dhe vendësit kalojnë në avantazh.

Pas një krosimi në zonë, Lala kërcen fort në shtyllën e dytë, duke e dërguar topin në rrjetë. Partizani është më i qartë në lojë dhe gjatë një goditjeje nga këndi në të 14-ën, Haxhiu përfiton duke dyfishuar rezultatin, sërish me kokë. Loja bëhet më e bukur në vazhdimësi. Në minutën e 26-të, Veriu arrin të shënojë në portën e të kuqve, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në këtë moment do të kemi protesta të shumta nga bardheblutë.

Pa u mbyllur ende pjesa e parë, Partizani arrin të trefishojë rezultatin, ku Çelaj pas një aksioni personal, shmang disa mbrojtës të Tiranës dhe e dërgon topin në rrjetë. Në këtë moment u duk sikur gjithçka përfundoi, por Tirana nuk dorëzohet dhe rihap ndeshjen me kapitenin Zenuni. Ky i fundit, me një goditje të bukur nga distanca, befason portierin e të kuqve.

Pjesa e dytë nis me sulme të shumta nga Tirana dhe në minutën e 52-të, Keqi ngushton diferencën në 3-2, me një goditje të saktë në hyrje të zonës. Bardheblutë janë më të qartë dhe i afrohen golit të barazimit, por Veriu shpërdoron një mundësi të artë, ku gabon nga fare pranë portës.

Tirana është e gjitha në sulm dhe të kuqtë përfitojnë, pasi Çela i sapofutur në lojë pas një kundërsulmi të shpejtë, shënon golin e katërt me një goditje të fortë diagonale. Tirana duket e dorëzuar dhe në fund të takimit vjen edhe goli i pestë për të kuqtë, ku është përsëri Çela që shënon pas një galopimi të gjatë. Gjithçka mbyllet 5-2, me Partizanin që merr një fitore të rëndë- sishme dhe vijon luftën për të qenë në zonën “play-off” dhe pretenduar titullin.

Related posts

Southamptoni dhe Fenerbahce, në garë për sulmuesin e madh të Barcelonës

Sadik.Autor

“RACIZMI ËSHTË NJË PROBLEM NË FUTBOLL”/ Gazidis: Serie A nuk është e prapambetur, por ja ku çalon gjithçka

Delo.autor

Ylli i Bayernit shënon supergol nga goditja e lirë

Sadik.Autor

Leave a Comment