Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Partizani ul çmimin e biletave, mesazh tifozëve për prezencë masive

Java e 10-të e ‘’Abissnet Superiore’’ rezervon një superpërballje si ajo midis Partizani dhe Teutës e cila do të luhet në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’.

Në pamje të parë emrat e skuadrave premtojnë spektakël, por gjendja e tyre momentale nuk është më e mira dhe sfida pritet të luhet me mjaft delikatesë nga të dyja skuadrat.

Partizani do të jetë pritëse në këtë takim, dhe të kuqtë kanë bërë një njoftim sa i përket biletave për tifozët e klubit. Çmimet variojnë nga 300 lekë në 1000 lekë të reja, një thirrje për tifozët që të jenë sa më të shumtë në stadium, gjë që e tregon ulja e çmimit të biletave.

Të kuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë, dhe një fitore ndaj Teutës do të ngrinte moralin në shtëpinë e klubit kryeqytetas.

Postimi i Partizanit

➡️NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽FK PARTIZANI – KF TEUTA
🗓️ E PREMTE 26 NËNTOR ⏰ 16:45
🗣️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
🎫Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)
🎫Biletat në Tribunat: C3, D, E, F dhe G3 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
📍Tribuna qëndrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C3, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së kuqe🔴
📍Tribunat qëndrore: A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G3 do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë mike nga Durrësi🔵
🔻Biletat mund ti siguroni duke filluar nga sot pranë pikës së shitjes në stadiumin🏟️ “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të premten biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit🏟️ “Elbasan Arena” në Elbasan.

Related posts

E PËRDITHSMJA SPANJOLLE/ “​MARCA”: Shaqiri, një ndër transferimet që dështoi në Bundesligë

Delo.autor

DO TË PËRBALLEN ME BARCELONËN NË CHAMPIONS/ Van Dijk në hall: Kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur

Delo.autor

BALOTELLI REFUZON KALIMIN NË BRAZIL/ “Super Mario” arrin marrëveshjen me skuadrën italiane…

Delo.autor

Leave a Comment