Futboll Premier League Sport

Mourinho: Jam penduar për konfliktin me trajnerin francez

Kur Arsen Venger të ulet për të shkruar kujtimet e tij, “Old Trafford” do të zërë një kapitull goxha të ngjeshur. 27 ndeshjet e Vengerit në këtë stadium kanë pasur histori fantastike: Goli i fitores së Overmarsit në 1998 që shtroi rrugën e titullit, dopieta e paharrueshme në 2002-shin, Martin Kion dhe Rud Van Nistelroi, beteja e famshme e grushteve, humbjet 1-6 dhe 2- 8.

Kjo vizitë e fundit e francezit vështirë të shkruajë një tjetër histori, por me rivalitetin e vjetër me Zhoze Murinjon, nuk i dihet kurrë. Trajneri i Mançester Junajtid thotë se është penduar për luftën verbale me rivalin e tij, të cilin e ka quajtur “soditës” apo “specialist në dështim”.

Ndërsa francezi i është përgjigjur me fjalët “idiot” apo i “shkëputur nga realiteti”. “Ka pasur disa gjeste dhe fjalë që do ishte mirë t’i kishim kursyer. Por kur unë erdha në Angli në vitin 2004, Arsenali ishte kampionia e famshme e pamposhtur e një sezoni më parë. Dhe për vitet e ardhshme ne rivalitetin e kishim me ata. Bergkamp, Henri, Kampbell… ishin një ekip i shkëlqyer.

Kështu që faleminderit për këtë, sepse na shtynë në limite. Luajtëm ndeshje të mëdha, beteja të forta, faleminderit përsëri. Pendesë? Ndoshta po, për ato episodet negative. Dhe mendoj se edhe ai do jetë penduar gjithashtu”, thotë portugezi.

Ai nuk mendon se “Old Trafford” do t’i rezervojë një pritje armiqësore sot: “Unë mendoj gjithnjë që rivalët më të mëdhenj janë miqtë tanë më të mëdhenj, sepse janë ata që na kanë shtyrë në limite. Shpresoj të ketë një reagim pozitiv. Nga ana e klubit ai do të ndiejë respektin që kemi për të”.

 

Related posts

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Skuadra e Solskjaer mposhtet nga West Ham

Delo.autor

U PEZULLUA SUPER LEAGUE/ Champions 2024 me 36 skuadra, ja si funksionon formati i ri…

Delo.autor

“Dridhet” Barcelona! PSG po ua rrëmben yllin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment