Formula 1 Sport

Mercedes kërcënon Vettel: Nuk ka për ta patur të lehtë në garë

Sebastian Vettel korri “pole position” të shtunën në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, por pas tij janë pozicionuar dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit i dytë dhe Valtteri Bottas i treti. “Jam i kënaqur për mënyrën se si shkuan gjërat, pasi jemi më të shpejtë se dy javë më parë. Sebastian bëri një xhiro shumë të mirë, çka konfirmon se Ferrari është makina më e shpejtë, bashkë me Red Bull, por edhe ne jemi aty pranë dhe do të duelojmë”, tha Hamilton, pak orë para fillimit të garës.

Piloti britanik është në kërkim të suksesit të parë sezonal, ndaj premton betejë me Vettel deri në fund për t’ia dalë mbanë. “Në garë do të provojmë t’ia bëjmë jetën sa më të vështirë Vettel, pasi edhe Bottas është pranë. Kemi bërë një punë të madhe nga e premtja në të shtunë dhe frutet u panë në provat zyrtare. Tashmë është koha që të tregojmë se sa vlejmë në garë”, tha Hamilton. Edhe Bottas u shpreh optimist për garën: “Këtu në Baku mund të ndodhë gjithçka, një garë e çmendur, ndaj jemi gati për t’u përballur me këdo”.

Related posts

ZYRTARE/ Vendim befasues, kombëtarja tërhiqet nga kualifikueset e Kupës së Botës

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Teqjas i shpëton topi nga duart, e pabesueshme çfarë humbet Belica (VIDEO)

Isa.Autor

“HERONJTË E REAL MADRID”/ Solari huazon PLANIN B të Zinedine Zidane

Isa.Autor

Leave a Comment