Futboll Premier League Sport

Mourinho zbulon “Special One” e ardhshëm

Jose Mourinho mendon se i biri i tij do të jetë The Special One i ardhshëm. Trajneri i Manchester United Jose Junior, 18 vjeç, është ulur në stol si pjesë e stafit teknik gjatë fitores së United ndaj Swansea muajin e kaluar në Old Trafford.

Dhe është zbuluar se sezonin e fundit adoleshenti ka impresionuar babanë e tij të famshëm me analizat e tija të disfatave të United.

Mourinho, gjatë një dokumentari portugez, është shprehur: “Po ju them diçka tani që vetëm asistenti im e dinte.

“Në një periudhë të karakterizuara nga rezultate negative, ai vjen me disa analiza për ekipin e babait të tij që nuk po bënte mirë.

“Kishim humbur ndaj Watford dhe Manchester City, besoj, dhe ai erdhi me disa statistika të skuadrës. Ja dërgova asistentëve të mi dhe u thashë se ‘Kujdes, një ditë do t’ua zë vendin ky djalë’.

“Por në fakt unë e krahasoj me veten time në moshën e tij, ku do të mundohesha të ndihmoja babanë tim, padyshim me metoda të ndryshme teknologjike, por analiza nga një 16-vjeçar.”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ancelotti kërkon të bëjnë surprizën ndaj Arsenalit

Delo.autor

FIFA nis hetimet, bllokon transferimin e Griezmann te Barcelona

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas një super aksioni nga “Tre Luanët”, Sterling ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment