Futboll Seria A Sport

Mes Milan dhe Napoli nuk ka fitues, shkëlqejnë Donnarumma dhe Reina

Mbyllet në barazim pa gola sfida e “San Siro” mes Milan dhe Napoli dhe logjikisht asnjë prej ekipeve nuk feston.

Milan mbetet shtatë pikë larg zonës Champions League, gjashtë javë para fundit, ndërsa Napoli mbetet tre pikë larg Juventus kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë kundër Sampdoria.

Pepe Reina, që në sezonin e ardhshëm do të jetë portieri i Milan, dhe Gigio Donnarumma, që u bë futbollisti më i ri në historinë e Serie A që arrin shifrën e 100 ndeshjeve, ishte lojtarët më të mirë në fushën e lojës, teksa shmangën golat në rastet e pakta që patën dy ekipet.

Vlen për t’u përmendur aktivizimi për 90 minuta i futbollistit të kombëtares tonë Elseid Hysaj me Napoli. Ai mori karton të verdhë kur u mbush një orë lojë.

Milan, që nuk fiton prej katër ndeshjesh, javën e ardhshme do të luajë në fushën e Torino, ndërsa Napoli pret Udinese, por më parë duhet të bëj tifo për Sampdoria.

Related posts

MEDALJE ARI DHE REKORD KOMBËTAR/ Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

F.autor

Lumë golash në Bundesligë, Abrashi i sjell fat Freiburgut

Q.Autor

SYNON DUELIN E MADH/ Fury: Mjaft e mbrojte atë lepur duke vendosur pengesa

Delo.autor

Leave a Comment