Futboll Seria A

Napoli-Chievo, “Axurrët” s’kanë humbur asnjë nga 6 ndeshjet e fundit ndaj miqve

Me asnjë gol të pësuar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër ekipeve që ndodhen në nëntë vendet e fundit të renditjes, Napoli nuk duhet të ketë probleme ndaj një ekipi si Chievo, që nuk ka arritur të shënojë gol në 53% të ndeshjeve të luajtura në transfertë në këtë kampionat.

Miqtë janë pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe në mesjavë kanë marrë një barazim 1-1 në shtëpi kundër Sassuolo-s. Gjithashtu, ata kanë marrë vetëm dy fitore që nga fundi i nëntorit të kaluar. Napoli, nga ana tjetër nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Chievo-s, duke përfshirë këtu edhe barazimin pa gola të marrë në fazën e parë.

Veronezët kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe nuk kanë luajtur tri ndeshje radhazi pa pësuar humbje që nga nëntori i kaluar. Gjithashtu, verdheblutë kanë pësuar gol në secilën prej 14 ndeshjeve të fundit të kampionatit. Napoli ka shënuar 11 gola nga goditjet nga këndi, ndërsa Chievo ka pësuar 10 nga goditjet nga këndi (vetëm Crotone ka bërë më keq).

Related posts

BURNLEY – LIVERPOOL/ Reds konsiderohen super favorit në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

MIQËSORE LUKSI PËR MILANIN/ Pas Arsenalit, kampionët e Italisë pritet të luajnë edhe ndaj…

F.autor

Malaga – Real Madrid, rezultati dhe statistikat në pjesën e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment