MMA Sport

Nate Diaz provokon McGregor: Ka frikë nga jeta e tij

Nate Diaz shpreson ende që një ditë do ta zhvillojë përballjen e tretë me Conor McGregor, një duel që ka më shumë se 2 vjet që përflitet, por ende nuk ka ndodhur. Secili nga sportistët ka fituar nga një prej dueleve të zhvilluara, por ende nuk është përcaktuar se kush është më i miri. Duke folur për televizionin “TMZ”, kampioni amerikan u shpreh se rivali irlandez “ka frikë nga jeta e tij, ndaj nuk pranon të zhvillojë një duel me mua”.

Kohët e fundit është përfolur për një duel mes McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, me irlandezin që kërkon të rimarë titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull i cili iu hoq, pasi nuk e mbrojti asnjëherë. Edhe Diaz, nuk është ngjitur më në kafaz që prej përballjes së dytë ndaj McGregor, në eventin e UFC-202, në vitin 2016 dhe ka deklaruar se këtë vit do të rikthehet në octagon.

Përballja e tretë mes McGregor dhe Nate Diaz është një sfidë që e dëshirojnë edhe fansat e arteve marciale mikse, por ende nuk është rënë dakord nga palët për këtë duel, ndërkohë edhe presidenti i UFC-së, Dana White, nuk ka nisur bisedimet me palët.

Related posts

LARGOHET NGA “SAN SIRO”/ Kessie i hap “dritën jeshile” rikthimit të bujshëm te Milan…

Delo.autor

NUK KA DYSHIME/ Levante e ndan mendjen për Armando Sadikun

Isa.Autor

Pesë gjërat që ndoshta nuk i dinit për sulmuesin Robert Lewandowski

Sadik.Autor

Leave a Comment