Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E MAN UNITEDIT/ Gary Neville kritikon: Ai mendon se Mourinho nuk është trajner i mirë, ndërsa…

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka kritikuar yllin e “Djajve të kuq”, Paul Pogbën për fotografinë që u postua dje në llogarinë e francezit, pasi u bë i ditur lajmi për shkarkimin e Jose Mourinhos.

Fotoja ky Pogba shihet duke buzëqeshur dhe duke shikuar në mënyrë të çuditshme u postua në llogaritë e francezit në Instagram dhe Twitter, me mbishkrimin “përshkruajeni këtë”, transmeton Gazeta Express.

Postimi u fshi rreth dhjetë minuta më vonë, mirëpo deri atëherë u pëlqye nga rreth 70 mijë njerëz dhe mori përgjigje edhe nga Neville, i cili e konsideroi atë shumë të pasjellshme, duke thënë se Pogba po vallëzonte mbi varrin e Mourinhos.

“Manchester Unitedi është skuadër më e mirë pa Pogbën. Kjo është gjëra e para që dua ta them, ai është shumë i talentuar, faktikisht besoj te ai si lojtar. Më pëlqente kur unë isha ende në Manchester United dhe ai ishte ne akademi. Nuk kam asgjë personale”, ka thënë Neville.

“Paul Pogba, nuk ka asnjë dyshim, i kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin. Ai nuk beson te ai dhe anasjelltas. Pogba nuk mendon se Mourinho nuk është trajner i mirë, ndërsa Mourinho nuk mendon se Pogba është edhe aq lojtar i mirë sa ky i fundit mendon”.

“Ka pasur një kaos të vërtetë në klub për gjashtë muajt e fundit mes këtyre të dyve, në fakt ka shumë gjasa që kjo të ketë qenë duke ndodhur gjatë të gjithë vitit. Unë besoj se nuk është në rregull të vallëzosh mbi varrin e trajnerit që sapo është shkarkuar”.

Drejtuesit e Manchester Unitedit ishin zemëruar me postimin, të cilin e konsiderojnë si të pasjellshëm. Pogba, i cili i fiton rreth 350 mijë euro në javë në Old Trafford, pritet të ndëshkohet për këtë postim.

Marrëdhënia mes Mourinhos dhe Pogbës u përkeqësua gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare e gjysmë dhe këtë sezon zënkat e tyre ishin bërë edhe publike. Fillimisht Pogbës i ishte marrë shiriti i kapitenit dhe pastaj u la në stol për dy ndeshjet e fundit, njëra prej të cilave ishte kundër Liverpoolit.

Mirëpo, Adidasi e ka publikuar një deklaratë për shtyp në të cilin arsyetohet postimi i francezit. Sipas kësaj kompanie, e cila është sponsore e Pogbës, postimi ishte bërë nga departamenti i marketingut të Adidasit dhe ishte përgatitur për postim në atë kohë para se të bëhej i ditur lajmi për shkarkimin e portugezit.

Related posts

IMPAKT POZITIV ME INTERIN/ Klubi i madh i Premier Ligës në ndjekje të Lukakut

Delo.autor

“IT’S COMING HOME”/ Koreografia spektakolare pushton qiellin e Londrës. Shikoni çfarë bëjnë anglezët para finales (VIDEO)

Delo.autor

NISI AVENTURËN TEK CHELSEA ME BARAZIM/ Trajneri Tuchel: Dua të kthej buzëqeshjen në fytyrën e…

Delo.autor

Leave a Comment