Futboll

Atë që s’e bën Shqipëria e bën Franca: nuk lejon bastet për Skënderbeun

Skënderbeu, pas dënimit që mori nga UEFA për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës për 10 vite, si dhe gjobitjes me 1 milion euro, ka humbur kredibilitetin në Francë, teksa autoriteti rregullues i lojërave online ka marrë vendim që ndeshjet e korçarëve në Kategorinë Superiore të mos luhen në këtë vend. Vendimi është marrë me 9 prill dhe është publikuar nga ARJEL, autoriteti shtetëror që merret me rregullimin e lojërave online.

DOKUMENTI I ARJEL
Kryetari i Autoritetit Rregullues të Lojërave Online; Duke marrë parasysh ligjin nr. 2010-476 të 12 majit 2010, lidhur me hapjen e konkursit dhe rregulloren dhe amendamentet e lojëarve të fatit, duke përfshirë seksionin 12 V; Duke pasur parasysh Dekretin nr. 2010-483 të 12 majit 2010 mbi garat sportive dhe llojet e rezultateve të sportit, të përcaktuara nga Autoriteti Rregullues për Lojërat Online, vendosi:
Neni 1 – Bastet sportive online në takimet e kampionatit elitar shqiptar (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Ky ndalim zbatohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi.
Neni 2 – Ky vendim do të publikohet në faqen e internetit të ARJEL.

Related posts

35 VJETORI I RONALDOS/ Georgina merr të gjithë vemendjen me super urimin

F.autor

KAPUÇA, DORASHKA DHE LIDHËSE PLASTIKE/ Policia arreston bandën që po tentonte grabitjen e banesës së yllit të PSG-së

F.autor

BROHORIMA NË “BERNABEU”/ Shikoni si lojtarët dalin kokëposhtë pas 45 minutave të para (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment