Futboll La Liga Sport

Neymar zbulon momentin kur lindi shoqëria e tij me Messi-n

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar ka zbuluar gjatë një interviste me një emision brazilian Altas Horas se si nisi marrëdhënia e tij shoqërore me Lionel Messin.

Neymar ka shpjeguar momentin e vështirë që po kalonte në fillimet e tij te Barcelona por biseda me Messi-n e ndihmoi të ishte vetvetja.

“Mbaj mend një ndeshje ku isha gati duke qarë pasi gjërat nuk po ndodhnin ashtu siç i kisha parashikuar.

“Ishte pushimi i ndeshjes dhe Messi mu afrua dhe më tha se duhet të isha vetvetja, dhe aq. Ai më tha të mos trembesha kur luaja përkrah tij dhe Iniesta-s, por të bëja lojën time.

“Të shihje atë përulësi nga dikush që i ka fituar të gjitha, i cili të thotë të japësh më të mirën tënde, ishte diçka që e mrekullueshme.

“Akoma ia them familjes sime atë histori. Ai më ka ndihmuar shumë profesionalisht por edhe personalisht.

“Të luash me yje si Messi, Iniesta dhe Xavi të bën të turpshëm. Por pasi fola me Messi-n dola nga momenti i vështirë dhe fillova të luaja me vetëbesim.

“Që nga ai moment kam një miqësi të madhe me Messi-n.”

Related posts

“ISHTE NJË NDESHJE GABIMESH”/ Trajneri i Anglisë nuk kursen elozhet: Kosova ka shanse të shkojë në…

Delo.autor

PARALAJMËRON TRAJNERIN E KLOPP/ Ish-ylli Hamann: Thiago Alcantara i ngadalëson ritmin lojës dhe…

Delo.autor

Roland Garros, Wozniacki avancon pa probleme, eliminohet Svitolina

Sadik.Autor

Leave a Comment