Futboll Seria A Sport

Sarri qetëson tifozët e Napolit për të ardhmen

E kemi parë aktiv dhe ndoshta në kufijtë e të çmendurit gjatë ndeshjes, por edhe nga tuneli deri në dhomat e zhveshjes. E kemi dëgjuar të acaruar për barazimin kundër Milan-it. Analiza e Sarri-t për mediat pas ndeshjes, para së gjithash ishte një përgjigje për ata që vijojnë t’i tregojnë distancën në tabelën e renditjes me Juventus-in.

“Neve nuk na intereson se çfarë bën Juventus. Po bëjmë rrugën tonë dhe po e bëjmë mirë. Në këtë moment të sezonit shihet vetëm rezultati, por sot skuadra bëri mirë. Duhet të vijojmë kështu, keqardhje ndjej për ndeshjen kundër Sassuolo-s, ku duhet të kishim luajtur si sot për të pasur disa pikë më shumë”.

Në barazimin 0-0 të San Siro-s, vendimtar ka qenë Donnarumma me ndërhyrjet e tij. Një gjuajtje që ai e shpëtoi, kur Milik iu afrua golit në minutat shtesë. “Ishte një pritje e jashtëzakonshme, e bërë nga një portier i jashtëzakonshëm. Janë pritje që bëjnë dallim në mbarë Europën. Por në përgjithësi skuadra bëri atë që duhet të bënte, në këtë moment jemi më pak të qetë, por prezantimi është i nivelit të mirë”.

Sarri pas barazimit në San Siro ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Nëse do që të paguash për dashurinë e tifozëve, e bën këtë me rezultate, unë qëndroj edhe si vullnetar, pa tratativa ekonomike. Nëse nuk do të kisha këtë perceptim do të isha më pak i gatshëm. Kam një dyshim të brendshëm te vetja, por kam fatin që të kem një president të tillë që nuk më pret në besë dhe që po tregon se është besues. Unë flas për këtë gjë për herë të fundit – shtoi pas ndeshjes në Meazza – Kam një kontratë deri në vitin 2020”.

Related posts

Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Çmenduri në Abu Dhabi, parakalimi që i dha titullin Verstappen në xhiron e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Ylli Juventusit ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

Leave a Comment