Futboll Seria A

Nga italianët te 3 përforcime, lind Milan-i i Gattuso-s

Pasi ka hedhur hapin e parë me rinovimin e Gattuso-s, Milan po provon të hedhë bazat për një sezon që ta shikojë përsëri në garë për katër vendet e para të renditjes, duke plotësuar kërkesat e trajnerit. Pak ide, por të qarta për t’i dhënë vazhdimësi punës së bërë këtë vit dhe që ka çuar formacionin kuqezi të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Italisë dhe të kuftojë për vendin e katërt në kampionat, edhe pse diferenca prej 8 pikësh me Inter duke e vështirë që të fshihet në 8 javë.

Në 6 muaj, Gatuso ka ditur t’i japë një shpirt dhe një veshje tektioke skuadrës, e cila ka arritur të luajë si e barabartë edhe ndaj kundërshtarëve prestigjiozë. Por për të ardhmen duhet bërë diçka më shumë në merkato. Trajneri kuqezi do të kërkojë të mbështetet nga siguritë që ka marrë në këtë gjysmë sezoni, veçanërisht tek ai grup i lojtarëve italianë që përfaqësojnë aksin mbështetës të ekipit:
Calabria, Bonucci, Romagnoli, Bonaventura dhe Cutrone konsiderohen elementë thelbësor për të ardhmen.

Më pas duhet të bëhen 2-3 blerje të goditura, në gjendje të kompletojnë dhe përmirësojnë cilësinë e organikës, por që duhet të përputhen me buxhetin e klubit. Gattuso i ka bërë të ditur klubit më shumë se një herë që të merret në ekip një mesfushor që të ketë cilësi teknike dhe të jetë i aftë të depërtojë. Me pak fjalë, një lojtarë si Wilshere, i preferuari i kuqezinjve, por që ka kërkesa shumë të larta për sa i takon rrogës. Lajmi i mirë është se kontrata e tij me Arsenal skadon në fund të sezonit.

Alternativa mund të jetë Ceballos, me kusht që Real Madrid ta lërë të lirë të largohet me formulën e huazimit. Ndërkohë, duhet edhe një qendërsulmues që të garantojë të paktën 20 gola në sezon, gjë që nuk ka arritur ta bëjë as Kalinic dhe as Andre Silva. Emri i preferuar është ai i Andrea Belotti-t, për të cilin presidenti Cairo kërkon 100 milionë euro. Më pas duhet edhe një zëvendësues për Calhanoglu dhe Suso, një lojtar me karakteristikat e holandezit Memphis Depay. Përforcimet me kosto zero, Reina, Strinic janë të vlefshme, por për të kthyer Milan-in e madhe duhet diçka më shumë.

Related posts

Futbolli në ankth dhe lutje, Ferguson në terapi intensive pas operacionit

Sadik.Autor

Motra e Ronaldo zbulon sa herë flitet në shtëpi për Lionnel Messin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Juventusi nënshkruan me këtë lojtar, kontratë 4-vjeçare

Isa.Autor

Leave a Comment