Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Inter mposht me përmbysje M’gladbach. Lukaku “HERO” me dopietë

Një ndeshje dramatike për një grup të çmendur. Interi arrin të fitojë në Gjermani ndaj Borussia Gladbah por sa vuajtje deri në sekondat e fundit.

Tashmë skuadra e Contes shkon në kuotën e 5 pikëve dhe ka ende besim te kualifikimi, duke qenë se do të përballet me Shakhtar Donetsk, por duhet dhe që sfida në “Bernabeu” të mos dalë barazim mes Real Madrid dhe Gladbah.

Në Gjermani ishte një ndeshje deri në frymën e fundit, me gjashtë minuta shtesë. Fillimisht shënuan zikaltërit me Darmian, por Plea barazoi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shpërtheu Lukaku me dy gola, por sërish Plea ngushtoi shifrat dhe madje shënoi edhe golin e 3-3, por arbitri anuloi pasi pa pamjet në VAR për një pozicion jashtë loje, duke qenë se Zakaria lëvizi këmbën te goditja e Pleas dhe ndodhej në rrezen e portierit.

Ndeshja u mbyll me shumë kartonë dhe sidomos polemikat e vendasve.

Related posts

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

KUALIFIKIMI I ITALISË NË FINALE/ Bernardeschi thur elozhe Mancinit: I vetmi që e mendonte një gjë të tillë

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo refuzoi 6 milionë euro në vit për të reklamuar këtë vend, pastaj edhe Messi

Delo.autor

Leave a Comment