Futboll

Nga Klopp, racizmi deri te profesioni i tij i ri: rrëfehet Kevin-Prince Boateng

Ishte 30 gushti vitit 2013: Kevin-Prince Boateng largohet nga Milani dhe transferohet te Schalke. Po atë ditë Jurgen Klopp, i cili e kishte pasur nën urdhra te Borussia Dortmund, tregon me krenari në konferencën për shtyp mesazhin që i kishte dërguar ganezit sapo kishte mësuar lajmin: “Schalke?”, duhet nënvizuar se pikëpyetjet ishin plot 8. “Por ai nuk më është përgjigjur. Mbase i vjen turp”, tha me shaka Klopp.

Provokimet e një derbi dhe ngacmime prej miqsh. Sepse mes Klopp dhe Boateng, i cili sot luan me Eintracht Frankfurt, marrëdhëniet në kohën kur punoni bashkë në Dortmund ishin shumë të mira. “Ai ka qenë trajneri më i mirë me të cilin kam punuar në karrierën time. Jo vetëm si trajner, por edhe si njeri– ka thënë Boateng në një prononcim për ‘Bild am Sonntag’ –. E di shumë mirë si të sillet me lojtarët dhe si t’i motivojë. Për këtë arsye skuadrat e tij impenjohen në maksimum gjithmonë”.

E SHKUARA DHE E ARDHMJA – Në moshën 31-vjeçare Boateng ndihet i pjekur në të gjitha aspektet. Që nga fillimi i sezonit vesh vazhdimisht një fanellë në nderim të Abdelhak Nouri, 20-vjeçarit të Ajax që korrikun e vitit të kaluar gjatë miqësores ndaj Werder Bremen, u godit nga një aritmi kardiake, duke pësuar dëmtime të rënda cerebrale. Përveç kësaj, mbase më shumë se në të kaluarën, është impenjuar në luftën kundër racizmit.

Në fakt, është i bindur se mund të bëjë diçka më shumë: “Pas karrierës si futbollist e shoh si mundësi të bëhem këngëtar, – ka zbuluar mesfushori –. Në atë profesion mund të bredhësh në të gjithë botën dhe të provosh për të ndryshuar diçka…”.

Një karrierë e re, ashtu si bëri edhe Osvaldo, i cili për shkak të dashurisë që kishte për muzikën, e braktisi futbollin shumë shpejt. Boateng nuk e ka me nxitim, edhe sepse nuk do të ketë pengje të tjera: “Sinqerisht të qenit i vlerësuar gjithmonë është si një drogë për mua. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes.

Sipas meje, pa dashur të tregohem arrogant, mund të kisha luajtur edhe me Real Madridin. Por nuk bëra aq sa duhet për t’ia dalë mbanë kësaj arritjeje. Gjithsesi, jam në një moment, ku mund të them se jam i kënaqur nga karriera ime”. Edhe pse miku i tij Klopp, sipas gjasave, pret ende shpjegime për atë kalim te rivalët e Schalke…

Related posts

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN/ Mbappe vendos të ardhmen, PSG shtanget nga sulmuesi

Delo.autor

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Pogba e ka vendosur, garë me tre protagonistë për francezin

Delo.autor

“MUND TË SHËNONIM MË SHUMË NDAJ JUVENTUS”/ Sergio Roberto: Presidenti nuk na intereson

Delo.autor

Leave a Comment